Nga Shqipëria / E Hënë 22 Korrik 2019, 23:11

Pas 20 vitesh, largohet gazetarja ikonike e 'Zërit të Amerikës'

Gazetarja ikonike e “Zërit të Amerikës”, Laura Konda ka njoftuar ditën e sotme largimin nga ekrani. Laura njoftoi në përfundim të edicionit informativ se karriera e saj në këtë ekran ka përfunduar pas 20 vitesh.

“Sot do të bëj një lajmërim personal. Kam vendosur të largohem nga “Zëri i Amerikës” tha Laura.

Gazetarja falenderoi të gjithë stafin me të cilin ka punuar dhe më pas u transmetua një video me pamje nga karriera e saj 20-vjeçare.