Nga Shqipëria / E Hënë 22 Korrik 2019, 22:10

Xhisiela Maloku tregon unazën me diamant, e dashura e djalit të deputetit po martohet?

Xhisiela Maloku u bë shumë e famshme vitin e kaluar me historinë e saj të dashurisë me Rexhep Rrajën, djalë deputeti. Hera e fundit kur Xhisiela ka qenë në vëmendje të mediave ishte muajin e kaluar kur ajo shkoi të votojë.

Sot Xhisiela është rikthyer sërish në vëmendje pas një fotoje të postuar në Instastory ku tregon një unazë me diamant. "Veçanërisht për ty", shkruhet në kutinë e unazës.

Foto e ruajtur nga dosja.al

Kjo foto ka bërë që të përflitet se Xhisiela ka marrë propozim për martesë mirëpo vetë ajo nuk ka treguar më shumë dhe vendosi ta linte anonim personin që ia kishte dhuruar.