Enca ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi pas klipit "Jealous" të cilin e publikoi pak ditë më parë e që tërhoqi shumë vëmendjen për shkak të skenave.

Sot këngëtarja ka postuar një video ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e "Jealous" mirëpo në sy ka rënë komenti i një ndjekëse.

"O enca do te bej nje pyetje pse ne cdo video tenden nxjerr gjoksin?(mos ma merr per keq ti me pelqen shum por ate pyetje dua ta di)", e pyet ndjekësja.
"Le te themi qe gjoksi nuk eshte si qenushi qe e nxjerrim nga shtepia kur te duam, ne vajzat me gjoks temadh e kemi aty gjithe kohen dhe duam sduam bie gjithmone ne sy! Gjithashtu kjo ishte pjese e nje klipi ku xhiruam ne plazh mebikini. Une kam veshur fustan. Edhe nese do vishja dicka te mbyllur gjoksi im serish do te binte ne sy. Jete te gjate gjoksit temadh", përgjigjet Enca.

View this post on Instagram






