Nga Shqipëria / E Hënë 22 Korrik 2019, 18:06

Stresi rikthehet fuqishëm në muzikë, bën namin me këngën e re

Vetëm një muaj pas daljes nga qelia, Stresi është rikthyer sot në muzikë duke publikuar këngën e tij më të re me titull "Real Life". Këngën Stresi e publikoi surprizë ditën e sotme edhe pse prej disa ditësh kishte njoftuar që po punonte me një projekt të ri.

Ashtu si edhe titulli, në këngë Stresi flet për jetën e tij dhe vështirësitë që ka kaluar teksa videoklipin e ka shoqëruar me pamje nga koncerti i tij.

"Sa për nxemje ishte kjo", shkruan Stresi duke lënë të kuptohet që së shpejti do publikojë këngë të tjera.

Kujtojmë që kënga e fundit nga reperi ishte ajo dedikuar nënës "Të du mom", me të cilën konkurroi në "Kënga Magjike".