Vitin e kaluar bëri namin bashkëpunimi i Luana Vjollcës me Bujar Qamilin, kënga e të cilëve dëgjohej kudo e arriti miliona shikime në Youtube.

Së fundmi Bujari i është rikthyer bashkëpunimit me Luanën në një intervistë për "21 gradë", ku tregoi se bashkëshortja e tij u bë xheloze kur pa skenat në klip.

"Filloi Luana me ato lëvizjet e veta fantastike. Më afrohej herë këndej herë andej. ‘Ç’ka është kjo mor’- më tha gruaja, ndërsa unë i thashë: “Verë moj grua verë është”, tregoi Bujari duke qeshur.







