"Njerëz dhe Fate" ka qenë një nga serialet më të suksesshëm të vitit 2002-2003 e që do të mbetej gjatë në kujtesën e shqiptarëve për shkak të tematikave që trajtonte. Një nga personazhet më të spikatur ka qënë edhe Didi me të cilën personazhi tjetër, Flori ra në dashuri.

Emri i vërtetë i aktores është Arta Muçaj dhe sot është 39 vjeç. Ajo ka luajtur një sërë rolesh të tjera, por "Njerëz dhe fate" i dha famën më të madhe.

Aktualisht aktorja ndodhet në Australi ku vijon karrierën në aktrim.

Ajo ka mbetur një femër shumë simpatike dhe në super formë edhe pse kanë kaluar rreth 17 vite nga seriali.







