Nga Shqipëria / E Hënë 22 Korrik 2019, 13:01

Dasmë përrallore në bregdetin e Vlorës, ish-banori i BB i jep fund beqarisë

Ish-banori i reality showt të njohur "Big Brother", Dritan Zenuni i cili u bë i njohur pas pjesëmarrjes së tij në spektaklin e famshëm i ka dhënë fund beqarisë ditën e djeshme.

Dritani ka kurorëzuar në martesë lidhjen disavjeçare me partneren e tij Kejsin në një ceremoni të zhvilluar në vendlindjen e tij në Vlorë. Ata kanë shkëmbyer betimet e tyre në bregdet dhe më pas festa ka vijuar në ambientet e një restoranti.

Dasma ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit dhe Dritani me Kejsin kanë shkëlqyer kur kanë kërcyer vallëzimin e parë si burrë dhe grua.

Burimi:Bordo.al.