Moderatorja shumë e dashur për publikun, Jona Spahiu, ndonëse prej muajsh është larguar nga ekrani vazhdon të jetë mjaft aktive në media dhe përflitet gjithmonë për jetën e saj private dhe atë profesionale.

Ditën e sotme, Jona feston ditëlindjen dhe mbush 25 vjeç dhe përveç urimeve të shumta nga fansat dhe miqtë e saj ajo ka marr dhe një surprizë në orët e para të mëngjesit.

Në një video të publikuar në Instastory, moderatorja ka treguar se familjarët e saj e kanë mbushur shtëpinë e saj plot me lule, tullumbace dhe dhurata.

Urimin më të ëmbël Jona e ka marr nga e motra e cila ka shpërndarë një foto të vjetër me motrën dhe ka shkruar: “Shoqe që nga 96. Gëzuar ditëlindjen njeriu im i preferuar, më i bukur, më i mrekullueshëm, më i ëmbël dhe motra ime e vetme. Të dua edhe pse ti më thoje që jam e adoptuar”, shkruan ajo pranë fotos.








