Prej disa ditësh në media është komentuar gjatë për ndarjen e reperit Stresi nga e bashkëshortja e tij Keisi. Dyshja i dha fund lidhjes dhe nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Madje Keisi ka fshirë çdo postim me reperin dhe e ka hequr mbiemrin Lushaj nga bio i saj.

Ditën e djeshme në media qarkullo lajmi se shkau i ndarjes së çiftit të njohur ishte fakti që Stresi në momentin që u kap nga p.ol.i.c.ia ndodhej me një femër në hotel. Mirëpo, i pyetur së fundmi në emisionin “72 Sen” se nëse do ketë dasmë ai i ka bërë lëmsh të gjithë me përgjigjen.

“Po stresi kur po na gëzon dhe të na thirr në një dasmë?”, e ka pyetur Meritoni.

“Domethënë, ju që jeni këtu unë ju ftoj e s’vini në dasmën time, unë s'kam për t’ju ardhur në dasmën tuaj, po doni të kuptoni vetë. Unë jam dikush që e mban fjalën Meriton. Për fjalën çfarë s'kam bërë e kam shitur edhe veten. Unë e mbaj fjalën, dhe unë si burri-burrit, si besa e shqiptarit, si djalë i Malësisë së Gjakovës prej Tropoje, Arkimed Lushaj, ndryshe Stresi, asnjë send s’ka për të ndryshuar unë ftesën e dasmës ua kam bërë.”, përfundoi Stresi duke lënë të kuptohet se dasma me Keisin do të bëhet, teksa Meritoni e ka uruar që shumë shpejt të bëhet me një gocë./Xing.al.








