Nga Shqipëria / E Hënë 22 Korrik 2019, 11:11

Ilda thumbon Einxhelin për Bekim Balajn live në emision, reagimi i saj nuk pritej

Ditën e  djeshme në spektaklin "E diell" kanë qenë të ftuar disa prej moderatorëve të  Digitalb të cilën janë vendosur përball moderatorëve të "E diell" të cilët u kanë bërë disa pyetje.

Moderatorja Einxhel Shkira i ka bërë disa pyetje Ilda Bejlerit lidhur me futbollistët e kombëtares. Ajo e ka pyetur Ildën se cili nga futbollistët e Kombëtares Shqiptare është më i zgjuar por përgjigja e saj e ka vendosur në siklet.

Ilda nuk ka ngurruar dhe ka treguar hapur se futbollisti Bekim Balaj i duket i zgjuar dhe i ka lënë shumë mbresa. Ka mjaftuar kjo përgjigje që publiku të shpërthej në të qeshura pasi Einxheli dhe Bekim Balaj vite më parë kanë qenë në një lidhje, e cila nuk përfundoi shumë paqësisht. Ndërkohë, Einxheli është vendosur në siklet teksa ka buzëqeshur me reagimin e publikut.

Einxheli e ka publikuar këtë video dhe me humor ka shkruar: “Ilda është aq lojtare e mirë sa të çon në autogol”, duke vendosur dhe disa emoji të qeshurash.

Minuta 10:00