Prej disa vitesh Ed Manushi ka prezantuar "Procesin Sportiv" në Top Channel. Në fillim ai ka qenë përkrahë Marina Vjollcës dhe Fjoralba Ponarit dhe këtë sezon moderatori prezantoi së bashku me Nevina Shtyllën.

Ditën e djeshme në emisionin “E diell”, gjithë moderatorët janë vendosur përball njëri-tjetrit dhe i kanë bëre pyetje të ndryshme kolegëve. Në një moment Ed Manushi pyet: “Einxhel Shkira për çfarë oferte tjetër do të largoheshe ti vitin tjetër nga “E diell”?”

“Manush në qoftë se më liron ti vendin tek ‘Procesi Sportiv’, do largohesha”, i thotë Einxhel duke qeshur ndërkohë që Manushi i kthehet: “Ca thu ti mi?” dhe duke qeshur ngrihet dhe i liron karrigen moderatores e cila ulet pranë Nevina Shtyllës, duke treguar kështu që është i gatshëm t’ia jap këtë mundësi.






