Të gjithë e mbajnë mend grupin e njohur “The SHBLSH” i cili përbëhej nga Gent Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi. Grupi u bë i njohur në spektaklin "Portokalli" dhe me batutat e ndryshme plot humor që mbahen mend edhe sot ata bënë për vete të gjithë publikun.

Siç dihet tashmë, moderatori dhe aktori i njohur Ermal Mamaqi do të sjell shumë shpejt filmin e tij të ri. Së fundmi, Ermali ka gëzuar fansat teksa ka lënë të kuptohet se në produksionin e ri kinematografik do të marrin pjesë edhe Genti me Julin.

Moderatori i ‘Xing me Ermalin’ ka shpërndarë një foto në Instagram me Julin dhe Gentin dhe pranë saj ka shkruar: “Po sikur të vijë një film nga këta 3 çunat. A thu do kishe shku me e pa në kinema?”, një postim ky që menjëherë është komentuar shumë nga fansat që presin me padurim një ribashkim të treshes së njohur.







