Nga Shqipëria / E Hënë 22 Korrik 2019, 09:09

Mesazhet e nxorën zbuluar, partneri tradhëton Era Rusin

Ditën e djeshme këngëtarja shumë e dashur për publikun Era Rusi ka qenë e ftuar në emisionin "E diell" ku dhe ka rrëfyer më shumë të pathëna për jetën e saj private dhe karrierën.

E pyetur nga moderatorët për lidhjet e saj dhe për tradhëtinë, Era ka zbuluar se  partneri i saj e ka tradhëtuar dhe se ajo e zbulojë nëpërmjet një mesazhi në celularin e tij. Era ka rrëfyer se në një moment i është prishur celulari dhe i ka kërkuar partnerit telefonin e tij në mënyrë që të merrej vesh me kolegët.

“I thash shko poshtë te makina më merr makeup-et se i kisha harruar dhe  në atë moment vjen një mesazh “mirë faleminderit”. Nuk kishte asnjë pyetje aty, vetëm përgjigje. Kur u ngjit lart, unë nuk i thash gjë, e lashë telefonin në tavolinë dhe nuk u ndjeva fare. Arritëm në koncert e i thash ma lerë telefonin që të merrem vesh me kolegët. Kur arritëm afër vendit ja mora përsëri telefonin që të kontaktoja me miqtë dhe atëherë pashë që ai mesazh ishte fshirë. Ishin të gjitha mesazhet e tjera, por ai jo. Tani, mund të më thuash ti pse u fshi ai mesazh?” , tregoi Era.