Nga Shqipëria / E Diel 21 Korrik 2019, 15:03

‘Gati për të thyer një tjetër rekord’, Ermalin s’keni për ta njohur në filmin e ri

Disa javë më parë "Xing.al" bëri të ditur se moderatori dhe aktori i njohur Ermal Mamaqi pas filmit shumë të suksesshëm “Dy gisht mjaltë” është duke përgatitur një film tjetër. Siç u bë e ditur filmi do të ketë një super kast.

Ditën e  sotme, Ermali ka postuar një foto ku shfaqet me një palë syze dhe me mustaqe një look ky që e tregon atë shumë më ndryshe se zakonisht.

“Çkemi miq? Gati për fillimet e xhirimeve të filmit tjetër. Gati për të thyer një tjetër rekord, vetes. Ermal Modesti”, ka shkruar Mamaqi pranë fotos me look-un e ri, që nuk dihet nëse do të jetë kjo pamja e tij në filmin e ri apo jo.