Disa muaj më parë bëri bujë në media një debat mes moderatores Ilda Bejleri dhe gazetarit Muç Nano. Në një nga puntatat e emisionit të tij, Nano kritikoi hapur Bora Zemanin dhe Ilda Bejlerin për veshjet që ato përdornin në emisionin sportiv.

“Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në ëeb, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit.” tregonte ndër të tjera Nano.

Mjaftoi kjo deklaratë që të niste një debat mes tij dhe moderatores së njohur së cilës sic duket ende nuk i ka dal e keqja me gazetarin e njohur. Së fundmi, Ilda i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instastory dhe njëri prej tyre e ka pyetur: “Çfarë mendimi ke për Muç Nanon m’qafsh se e kam me merak?”

“Aman mos e zgjo… se e ka zënë gjumi.”, ka thënë Ilda me ironi teksa ka shpërndarë edhe një foto ku shihet duke buzëqeshur me një gotë në dorë, duke thumbuar kështu Muç Nanon.








