Prej disa kohësh moderatorja e njohur Ori Nebijaj ka filluar xhirimet e emisionit "Pushime On Top" ku dhe ka udhëtuar në jug të Shqipërisë së bashku me moderatorin Flor Gjini. Mirëpo, Ori feston sot ditëlindjen dhe ka nisur festimet që në orët e para të mëngjesit së bashku me stafin dhe miqtë e saj.

Në disa foto dhe video të publikuara në Instastory, moderatorja shihet nën shoqërinë e miqve dhe bashkëpunëtorëve teksa ka festuar deri në orët e para të mëngjesit në bregdet. Nuk ka munguar alkooli, muzika dhe kërcimet pafund.

Festa u zhvillua në bregdetin e Himarës dhe sigurisht nuk mungoi as torta e ditëlindjes të cilën miqtë ja bënë surprizë moderatores.









