Inva Mula dhe Ethem Ramadani kanë qenë ditët e fundit në vëmendje të mediave pasi është aluduar se çifti i njohur i ka dhënë fund martesës disavjeçare. Mirëpo, lidhur me këto lajme Inva foli pak ditë më parë e ftuar në emisionin "I Ftuari" në A2 ku hodhi poshtë çdo aludim.

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në Google gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe. Ky lajm shqetësoi familjen time, miqtë, por unë po e zhdramatizoj. Njerëzit na kanë thënë se pse nuk reagojmë. Por si të reagosh, kur ti shikon se personazhi kryesor je ti dhe nuk i përngjan jetës tënde”, tha ndër të tjera ajo.

Po ashtu, së fundmi Inva nëpërmjet një postimi i ka dhënë një herë e mirë fund thashethemeve se martesa e saj ka përfunduar. Ajo ka publikuar në profilin e saj një foto ku shihet përkrahë bashkëshortit, teksa ai e përqafon dhe madje i ka dhuruar dhe një tufë me lule.








