Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Korrik 2019, 21:09

Njihuni me 5 vajzat super yje të klipit të Encës

Ditën e djeshme Enca publikoi videoklipin e saj më të ri me titull "Jealous", që pati shumë sukses e ka arritur mijëra shikime në Youtube. Kënga u pëlqye shumë nga publiku, por një vëmendje të madhe mori edhe videoklipi në të cilin Enca shfaqej me 5 vajza duke kërcyer.

Disa prej vajzave janë modele të njohura dhe njëra prej tyre është Ajsi Cani, bjondja me flokët e gjata.

Vajza me rroba banjot me vija quhet Klea Gjoci dhe është gjithashtu modele.

Kleopatra është vajza që shfaqet duke bërë twerk pranë Encës në jaht.

Argisa Mustafaraj quhet bukuroshja që kamera filmon në fillim të klipit e që shfaqet duke fjetur pranë Encës.

Ndërsa vajza me rroba banjot rozë quhet Megi Fera.