Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Korrik 2019, 20:08

Elvana xhiron klipin e ri në Spanjë, fansat çmenden pas pamjes së saj

Pas suksesit të këngës "Fustani" që ka arritur miliona shikime e po dëgjohet kudo, Elvana Gjata ka nisur përgatitjet për klipin e ri. Siç ju kishim thënë këngëtarja këtë verë ka vendosur të vijë jo me një, por me disa këngë.

Videoklipin për këngën e rradhës Elvana po e xhiron në Spanjë nga ku ka postuar një foto mahnitëse.

Këngëtarja shfaqet e veshur me të bardha dhe në super formë teksa performon para kamerës.

Edhe kënga tjetër është ritmike dhe pritet të kthehet në hit ashtu si "Fustani".