Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Korrik 2019, 18:06

Loredana pozon para pasqyrës, fansat kapin detajin shokues

Reperja shumë e komentuar pas skandalit me çiftin zviceran dhe ndër më të suksesshmet në tregun muzikor shqiptar e atë zviceran, Loredana është shumë aktive në rrjete sociale ku ndiqet nga miliona fansa.

Ditën e sotme Loredana postoi një foto ku shfaqej duke pozuar para pasqyrës, e veshur si gjithnjë me plot stil dhe me vogëlushen e saj në krahë.

Mirëpo ndjekësve u ka rënë në sy dhoma rrëmujë e reperes e cila duket se nuk i ka kushtuar shumë rëndësi. "Krejt sendet ne vend te vet", shkruante një fans me ironi. "Ca rremuje hahaha", shkruante një tjetër. 

Loredana më pas e ka fshirë foton.