Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Korrik 2019, 16:04

Nuk ndalet Luana, Pas Faydee-s bëhet bashkë me Noizyn

Luana Vjollca nuk ka të ndalur këtë verë me videoklipe e koncerte dhe teksa menduam se këngëtarja ka nisur pushimet, sot ajo ka bërë të ditur se do të performojë në Gjakovë.

Luana nuk do të jetë vetëm pasi bashkë me të do performojë edhe Noizy. Këtë e ka bërë të ditur vetë Luana me postimin e fundit në Instagram ku tregon se do e ndezin atmosferën.

Kujtojmë që pak ditë më parë Luana publikoi edhe bashkëpunimin me Faydee, një këngë që ka patur shumë sukses dhe miliona shikime.