Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dha dje dorëheqjen nga posti, pas dy vitesh në krye të qeverisë së Kosovës. Lajmin Haradinaj e bëri të ditur në një konferencë për shtyp ku tha se arsyeja e dorëheqjes është për shkak se është thirrur në Hagë dhe atje nuk mund të shkojë duke mbajtur postin e kryeministrit të Kosovës.

Ditën e sotme Haradinaj është parë si qytetar i thjeshtë teksa ka shkuar të kalojë ditën me familjen.

Vëllai i tij, Veton Haradinaj ka publikuar një foto ku shfaqet me Ramushin, nënën e tyre dhe dajën.

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Kosova shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme.





