Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Korrik 2019, 16:04

Performancë e veçantë: Artistja shqiptare mahnit publikun amerikan

Ventrilokuistja e parë shqiptare, Arjeta Dhima ka performuar natën e mbrëmshme për publikun amerikan. Arjeta është artiste që ka një dhunti shumë të veçantë, mund të flasë pa lëvizur fare buzët. Dy kukullat e saj marrin jetë nëpërmjet zërit të brendshëm të Arjetës.

Arjeta aktualisht ndodhet në konferencën e ventrilokuistëve në Vent Hanen Kentucky USA, ku pjesëmarrja është nga e gjithë bota.

Arjeta ka performuar në gjuhën angleze dhe teknika ka qenë e shkëlqyer sa publiku amerikan ka mbetur i mahnitur.

Dy personazhet tashmë të dashur për publikun Xha Teli & Sindi, u përballen për herë të parë me një publik mjeshtrash duke marrë shumë duartrokitje.