Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Arta Bajrami u komentua në media për shkak të disa postimeve në Instastory ku tregonte stilin e Taynës dhe Rinës të ngjashëm me stilin e saj.

"Nje skene te klipit ma ka kopju nje tip se une e kam publiku ate skene me heret, po jam mesuar te me kopjojne si gjithe ne krejt aspektet, po Arta s'behen kurre, yll te muzikes s'te bejne makeup artistat e shtrenjte, as kerkushi po vetem vokali e talenti e vjedhni se bari spo hajm", shkruante Arta.

"Vazhdojme ani qika ani dihet kush o mami, hajt se mu sne m'pengon bash mire me vjen veq suksese", shtonte këngëtarja.

Në një intervistë për "Mirage", Arta ka sqaruar se nuk ka asnjë inat me dy koleget dhe se këto postime i kishin bërë adminet e faqes së saj.

"U keqinterpretua. Nuk e postova unë atë story, por adminet e mi që mbajnë Instagramin tim. Kanë parë që një këngëtare tjetër ka xhiruar një skenë në klip njësoj si unë dhe u konsultuan me mua për ta postuar. Ai postim ka qenë për një këngëtare tjetër, jo për këto artistet me veshje të njejta. Më pas kur postuam ato fotot, u ndërlidhën dhe menduan se po them për këto. Unë dhe adminet nuk kemi përmendur emra. Unë nuk rri gjithë kohës në Instagram t'i shoh çfarë po postojnë. Adminet kur shohin diçka të ngjashme që ka të bëjë me mua e postojnë. Ata kanë parë ngjashmërinë në veshje dhe e kanë postuar. Shaminë bandana unë e kam përdorur në vitin 2000, ka qenë simbol i imi. Por nuk kemi shkruar kopjim. Unë i kam përkrahur artistët e rinj dhe s'ka ndonjë gjë që kemi diçka të ngjashme. Nuk duhet të preken kaq shumë nga postimet e admineve të mi", u shpreh Arta./Xing.al




