Modelja shumë e njohur dhe shumë e komentuar në media, Afërdita Dreshaj feston sot ditëlindjen. Afërdita mbush 33 vjeç e në këtë ditë të veçantë sigurisht nuk kanë munguar surprizat nga bashkëshorti i saj Jakubi.

Me të hyrë në shtëpi, Afërdita e ka gjetur dhomën e ndenjes të zbukuar me tollumbaca dhe plot me dhurata. Mirëpo nuk ka mbaruar me kaq.

Jakubi më pas e ka surprizuar Afërditën me pushime në një hotel luksoz nga ku modelja ka postuar foto duke u relaksuar.






