Nga Shqipëria / E Premte 19 Korrik 2019, 19:07

Mes lotësh, Ramush Haradinaj jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë sot dorëheqjen nga posti, pas dy vitesh në krye të qeverisë së Kosovës. Lajmin Haradinaj e bëri të ditur në një konferencë për shtyp.

Haradinaj tha se arsyeja e dorëheqjes është për shkak se është thirrur në Hagë dhe atje nuk mund të shkojë duke mbajtur postin e kryeministrit të Kosovës. Gjatë fjalimit nuk munguan edhe lotët.

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Kosova shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme.