Modelja dhe ish-banorja e "Big Brother", Xhensila Pere tërheq gjithnjë vëmendjen me fotot që poston në rrjete sociale dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe së fundmi me fotot nga pushimet.

Në imazhin e fundit, Xhensila shfaqet me rroba banjo në një fushë basketbolli dhe me një top në dorë.

"Jeta është një lojë. Gjithçka që duhet të bësh është të dish si të luash", shkruan Xhensila.

Një foto tjetër që ka tërhequr vëmendjen është edhe ajo ku modelja shfaqet buzë pishinës, e lagur dhe duke treguar shumë.







