Nga Shqipëria / E Premte 19 Korrik 2019, 13:01

U tha se Adrola është e lidhur me modelin milioner, por shihni ç’i bën ish-burri

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi është përfolur shumë në media për jetën e saj private. Dy vite më parë ajo dhe ish-partneri i saj i dhanë fund lidhjes së tyre dhe u ndan. Adrola së bashku me të birin u larguan për një farë kohe në SHBA ku dhe modelja vazhdoi karrierën e saj.

Së fundmi, në media kanë qarkulluar fjalët se bukuroshja brune është në një lidhje me modelin milioner Pavlo Zengo, lidhje të cilën modelja e mohoi, por përsëri foto dhe detaje të ndryshme tregonin se dyshja nuk ishin thjesht miq.

Mirëpo, siç duket marrëdhëniet me ish-bashkëshortin Adrola i ka mjaft të mira. Së fundmi, modelja ka publikuar një foto dhe vëmendjen e të gjithëve e ka marr një koment i Adis i cili nuk ka rezistuar dot dhe e ka quajtur Adrolen “Numër 1” nëpërmjet një emojie.

“Mami Toit”, i ka shkruar Adrola, ndërkohë që Adis përsëri e ka cilësuar si numër 1 ish-bashkëshorten e tij.