Nga Shqipëria / E Premte 19 Korrik 2019, 09:09

Stresi i tregon Keisit çka humbur, reperi filmohet duke bërë punë shtëpie

Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi ka qenë shumë i komentuar në media ditët e fundit për shkak se është aluduar se i ka dhënë fund martesës me partneren Keisi. Dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe Keisi i ka fshirë të gjitha fotot dhe dedikimet që bëri në kohën kur reperi ishte në qeli.

Lidhur me këto lajme Stresi ende nuk ka folur, por nëpërmjet videove e postimeve të ndryshme ka vazhduar përditshmërinë e tij dhe ka lajmëruar se shumë shpejt do të publikojë këngë të reja. Së fundmi, ai i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video ku shihet duke bërë punë shtëpie.

Me fshesë në dorë, reperi shihet teksa fshinë dhe mban pastërt ambientin e shtëpisë së tij. Siç duket Stresi është penduar që e ka publikuar këtë video pasi më pas e ka fshirë nga profili i tij.