Nga Shqipëria / E Enjte 18 Korrik 2019, 23:11

Tre breza në një foto, Blendi Fevziu prezanton babain e tij

Moderatori shumë i dashur për publikun dhe shumë i suksesshëm, Blendi Fevziu tanimë që ka nisur pushimet po poston më shpesh foto me familjen, foto të cilat tërheqin gjithnjë vëmendjen dhe komentohen.

Mirëpo foto e fundit është akoma më e veçantë sepse në të shfaqen tre breza. Blendi është fotografuar me të atin dhe vajzën e tij të vogël Alis.

"Alis Me gjyshin tek shtepia e vjeter", shkruan Blendi.

Kujtojmë që së fundmi Blendi ishte në Maçu Piçu ku ngriti edhe flamurin shqiptar.