Nga Shqipëria / E Enjte 18 Korrik 2019, 20:08

Historike: Futbollistja shqiptare transferohet në Real Madrid

Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani është blerë nga Real Madrid dhe tashmë është zyrtare. Asllani do të jetë pjesë e skuadrës CD Tacon, klub që është blerë nga Real Madridi dhe do të jetë ekipi i femrave të Real Madridit nga viti 2020.

Në muajin qershor Real konfirmoi se e ka blerë klubin e femrave CD Tacon për një shumë të gjysmë milioni eurove.

“Krenare të njoftoj se do të jem blerja e parë e Real Madrid/CD Tacon. E emocjonuar të shkruaj historinë, të ndërtoj dhe të jem pjesë e rrugëtimit të këtij ekipi që nga fillimi. Do të jetë ëndërr që ta vesh fanellën më të bukur në botë duke filluar nga sezoni i ri. HALA MADRID”, ka shkruar futbollistja në rrjete sociale.

Asllani me Suedinë ishte fituese e medaljes së bronztë në Kupën e Botës për femra.