Me siguri të gjithë i keni ndjekur në fëmijërinë tuaj "Teletubbies", një program britanik për fëmijë i prodhuar në vitin 1997. Personazh i këtij programi ishte edhe një bebe me një të qeshur shumë të lezetshme.

Së fundmi një vajzë britanike, Jess Smith ka zbuluar se bebi-diell ka qenë vetë ajo, por prej vitesh ka preferuar mos ta tregojë dhe vetëm familja e saj e dinte.

Jess tregoi se shokët e shoqet e saj e mësuan këtë fakt kur gjatë universitetit po luanin një lojë ku duhet të tregonin një sekret. Pasi kishin mësuar që Jess ka qenë bebja në "Teletubbies", ata e inkurajuan 24-vjeçaren ta tregonte publikisht.

"Unë jam bebi-diell nga Teletubbies. Ka pasur shumë vajza që kanë pretenduar të jenë bebi-diell, por vetëm unë e di historinë e vërtet. Unë jam njeri shumë i lumtur dhe gazmor", u shpreh Jess Smith./Xing.al




