Nga Shqipëria / E Enjte 18 Korrik 2019, 14:02

Shajnë publikisht Tristan Thompson, Khloe K acarohet keq me fansat

Khloe Kardashian ka qenë një ndër personazhet më të komentuara në mediat e huaja për shkak të tradhëtisë që partneri i saj Tristan dhe mikesha e ngushtë e familjes Kardashians, Jordyn Woods bën kundër saj në muajin shkurt.  

Ndonëse kanë kaluar shumë muaj dhe u dukë sikur Khloe i kishte dhënë fund historisë me Thompson një herë e mirë, fansat e saj ja rikujtojnë atë shpesh herë.

Së fundmi në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto ku shkruhet: “E di që Khoe e urren Tristan, po vogëlushja True ka filluar të duket fiks si ai”, këtë foto Khloe ka vendosur ta ripostojë dhe ti mbyll gojën të gjithëve me postimin e saj.

 “Pse duhet ta urrej një njeri i cili më dhuroi këtë engjëll në jetën time? Njerëzit bëjnë gabime dhe unë nuk do ta mërzis veten time me urrejtje. Jam shumë e zënë duke rritur vajzën time dhe duke u kujdesur për të. E ëmbla True i ka ngjasuar gjithmonë babit të saj. Është shumë e bukur”, shkruan ajo në Twitter.