Këngëtarja e njohur shqiptare Baby G ka qenë në vëmendje të mediave kohët e fundit pasi është përfolur se ajo dhe partneri i saj Lim Hoti janë ndarë. Mirëpo, ditën e djeshme reperi i ka habitur gjithë teksa ka publikuar një video ku e uronte Baby G për ditëlindjen.
Por pavarësisht videos së Lim Hotit duket se këngëtarja e ka festuar ditëlindjen pa të, por me shoqet e saj. Ajo ka publikuar shumë video nga Birmingham i Anglisë ku është argëtuar pafund.

Së fundmi, Gordana ka publikuar dhe një video ku shihet në rrugët e qytetit anglez teksa e buzëqeshur hap një shampanjë për të festuar ditën e saj të lindjes.






