Ndarja e aktorit të njohur Bradley Cooper dhe supermodeles Irina Shayk bëri bujë këtë muaj në media. Ata i dhanë fund lidhjes disavjeçare dhe Irina u largua së bashku me vajzën 2 vjeçare nga shtëpia e ish partnerit.

Ndonëse nuk e zbuluan shkakun e ndarjes të shumta ishin burimet që thanë që arsyeja që çifti i dha fund marrëdhënies ishte afrimiteti që Bradley kishte krijuar me këngëtaren Lady Gaga. Mirëpo, siç duket Irina e ka hedhur pas krahëve lidhjen me aktorin e famshëm.

Ajo është kapur mat së fundmi me drejtorin kreativ të Revistës ‘British Vogue’. Dyshja është fotografuar teksa kanë qenë në një shëtitje bashkë me vajzën 2 vjeçare të Irinës dhe fotot ku ata përqafohen kanë ngritur dyshimet se mes tyre po lind një romancë.








