Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Korrik 2019, 20:08

U ndalua transmetimi i këngës së saj në RTSH, reagon këngëtarja serbe Ceca

Ditën e djeshme u bë e ditur se Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) i ka tërhequr vërejtjen Radiotelevizionit Publik Shqiptar për transmetimin e këngëve të këngëtares serbe Svetllana Razhnatoviq, e njohur me emrin e artit si Ceca.

Pas këtij vendimi ka reaguar Ceca ka reaguar për mediat serbe duke u shprehur se ky vendim është një manipulim klasik dhe se këngët e saj gjithmonë kanë qenë me tematikë dashurie.

“Nuk jam e infromuar se këngët e mia janë ndaluar në Shqipëri. Mendoj se muzika nuk duhet të ketë kufij dhe pengesa. Të paktën kjo është rregulli që unë kam mësuar për më shumë se tridhjetë vjet në karrierën time. Nuk kam dërguar asnjë mesazh politik ose urrejtje përmes këngëve të mia. Këngët e mia gjithmonë, janë bazuar në mesazhet e dashurisë, sepse këngët e mia bashkojnë njerëzit. I dua të gjithë njerëzit”, tha Ceca për mediat serbe.

Burimi: Express