Nga Shqipëria / E Martë 16 Korrik 2019, 22:10

'U martuam në mënyrë të rrufeshme', Rudina tregon historinë e dashurisë me Dritan Hilën

Gazetarja Rudina Xhunga ishte e ftuar së fundmi në emisionin "My Living", ku gjatë intervistës ka treguar historinë e njohjes me bashkëshortin, gazetarin Dritan Hilën.

E pyetur se ku u njoh me Dritanin, Rudina u përgjigj: "Në punë ku tjetër? Unë në punë isha gjithë ditën. Unë e kisha ftuar Dritanin në një emision për politikën e jashtme. Njohja u bë për herë të parë kur e takova sepse unë nuk e dija dhe nuk e bëja lidhjen që ishte ai që shkruante te ‘Shqip’.  Gjithë stafi bëri tifozëri: Shiko sa i mirë që është, shiko sa i mirë që është. Mua më pëlqeu, por edhe ata bënë tifo. Pastaj pati një herë të dytë emisioni dhe ne u takuam", tregoi Rudina.

"Marrëdhënia jonë ka qënë shumë e rrufeshme, ne jemi fejuar, martuar shumë shpejtë dhe Alana ka ardhur gjithashtu shumë shpejtë. Nuk pritëm shumë. Nuk prita shumë për t'i thonë po propozimit të tij", u shpreh Rudina.