Nga Shqipëria / E Martë 16 Korrik 2019, 22:10

'Nuk do vijë bebi', Rudina Xhunga flet për vendimin që ka marrë pas lindjes së vajzës

Në një intervistë për emisionin "My living", gazetarja Rudina Xhunga  ka treguar se pas lindjes së vajzës Alana, ka vendosur që të mos bëjë më fëmijë.

E pyetur nëse mendon që mund të ketë  një tjetër fëmjë në familjen e saj, Rudina u përgjigj: "Nuk do ketë fëmijë tjetër, e kemi mbyllur me Alanën".

"Alana dëshiron një motër ose vëlla apo dhe ajo do të jetë qëndra e vëmendjes, qëndra e botës", e pyetën gazetaren.

"Në fillim donte dhe e kishte me qejf, por tani ka hequr dorë dhe ajo, dhe nuk diskutohet. Ndonjëherë kur unë kam më shumë bark, si sot për shembull. Më thotë: Mendoj që je shëndoshur. Po pse?, i them unë,- mund të kem një beb. Jo nuk besoj- thotë ajo"

"Pra është e bindur që kjo gjë nuk do të ndodhë", i tha Bruna, moderatorja e "My living".

"Po, nuk do të vijë bebi", u përgjigj Rudina.