Nga Shqipëria / E Martë 16 Korrik 2019, 20:08

Pas Ermelës së BB, një tjetër personazh i njohur në 'Doktor Plastik'

Një javë më parë, fituesja e "Big Brother", Ermela Mezuraj ishte pjesë e "Doktor Plastik", ku bëri një nderhyrje në gjoks. Pas Ermelës, një tjetër personazh i njohur do të jetë i ftuar në episodin e rradhës të "Doktor Plastik".

Bëhet fjalë për koreografen e njohur, Kozeta Bakiun e cila në promon e emisionit shprehet: "Dua të korrigjoj pjesën e barkut".

Në këtë episod, Kozeta do të shoqërohet nga prima balerina Elona Nallbani, një tjetër personazh publik e cila është edhe mikesha e saj e ngushtë.

Rezultatin na mbetet ta shohim të enjten në TV Klan.