Nga Shqipëria / E Martë 16 Korrik 2019, 18:06

Trejsi Sejdini bën tatuazhin gjigant në vendin e dhimbshëm

Modelja që përfaqësoi Shqipërinë në "Miss Universe Albania 2018", Trejsi Sejdini vazhdon të mbetet një ndër vajzat më të komentuara në media jo vetëm për deklaratat që bëjnë bujë, por edhe fotot që poston në rrjete sociale.

Së fundmi Trejsi ka bërë një ndryshim në pamje duke i bërë flokët gërsheta, por nga modelja kemi edhe një tjetër të re.

Trejsi ka bërë një tatuazh dhe e ka treguar me një video të publikuar sot. Modelja ka vizatuar një tatuazh gjigant në zonën e kofshës së këmbës.

Në këtë postim Trejsi shfaqet me rroba banjo teksa kërcen para kamerës e me këtë rast tregon edhe tatuazhin e ri.