U bë virale orët e fundit në rrjetet sociale një video ku disa të rinj shiheshin siper bustit të këngëtarit të njohur Françesk Radit. Video shokoi gjithë publikun dhe preku pa masë familjarët e këngëtarit.

Në lidhje me të ka reaguar së fundmi edhe mbesa e Françesk Radit, Rozana e cila ka shpërthyer kundër tyre dhe ka kërkuar që të merren masa kundër dy djemve që ende nuk janë identifikuar.

“Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë d.hu.n.ojn.ë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam parë që në orët e para të paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “P.oli.ci.a do t’i identifikojë autorët”, të cilët do të vihen përpara përgjegjësisë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshentë e t’i pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë.

Në moshën tuaj Franko pas shkolle merrte këtë kitare që ju po përpiqeni t’ia hiqni nga duart dhe këndonte. Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështy e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës të djalit, të bashkëshortes por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë . A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë gjest familjaret tuaj? A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë…..

Në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shumë gjëra, por një gjë e kemi të sigurt (më mirë njëseks i sigurt, se një fëmijë i tillë) Ju lutem autoriteteve të ndjekin rastin dhe t’i vënë para përgjegjësisë të dy këta palaço të cilët na e bëjnë pis artin kulturën dhe rininë shqiptare! Sot është d.hu.nu.ar një vlere publike. Nesër një tjetër e një tjetër……”
View this post on Instagram






