Kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas thashethemeve për lidhje dhe më në fund është vërtetuar se Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë bashkë.

Ditë më parë, Camila tha se ajo ka vetëm miqësi të ngushtë me Shawn por siç duket ka qenë gënjeshtër pasi çifti është parë duke u puthur.

20 vjeçari dhe 22 vjeçarja, janë fotografuar duke ndarë një puthje në një restorant në San Francisko.

Pak ditë më parë dyshja u fotografuan edhe të kapur për dore në rrugët e Los Angeles dhe dukeshin shumë të lumtur me njëri tjetrin.





