Debati mes opinionistit Olti Curri dhe prezantueses Fjoralba Ponari ishte në qendër të vëmendjes muaj më parë. Gjithçka nisi nga një lapsus që Fjoralba bëri në emision, të cilën Olti e ironizoi në rrjetet sociale.

Në puntatën e djeshme të “E diell”, Fjoralba iu rikthye sërish debatit duke u shprehur: “Nuk dua ta trajtoj si rast specifik, sepse mendoj që kam marr mjaftueshëm vëmendje nga kjo gjë. Komente negative ka pasur edhe përpara këtij rasti edhe gjatë këtij rasti, të cilat nuk më kanë penguar që të vazhdoj drejt suksesit që aspiroj. Për sa i përket rastit në fjalë, unë nuk lejoj që një njeri të shtrembëroj imazhin tim duke u kapur, duke cunguar një lapsus, një gabim njerëzor për përfitimet e tij vetjake. Këtu është limiti. Një vakt e hëngri prej meje dhe aty u mbyll".

Pas kësaj deklarate të prezantueses, Olti ka reaguar me një postim në Instastory ku shkruan se debati me të e ka bërë të famshme, pasi deri dje ajo njihej si zëvëndësuesja e Marinës.

“Imazh!!! Një mirazh nuk bëhet kurrë imazh! Shikoj që Fjoralba ende gëzon dhe flet për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së saj profesionale (sa fjalë e madhe profesion). Ngjarja që e bëra të famshme se deri në atë kohë qëndronte (çështë e vërteta me dinjitet) mes turmës së vajzave të ekranit. (Kur flitej për emisionin në mesin e publikut, gazetarëve dhe bloggereve ishte: Ajo bjondja që del me Manushin dmth jo Marina ajo tjetra.) Edhe sot që po e përmend po e nxjerr prap nga turma, ku do t’i kthehet përsëri për të mos u nxjerrë më kurrë”, shkruan Olti me ironi.





