Nga Shqipëria / E Hënë 15 Korrik 2019, 17:05

Puthje dhe përqafime, Olta Gixhari fotografohet me këngëtarin spanjoll

Prej disa ditësh aktorja shqiptare shumë e komentuar në media, Olta Gixhari ndodhet në Spanjë me pushime së bashku me partnerin e saj. 

Mbrëmjen e djeshme Olta ndoqi edhe koncertin e këngëtarit të famshëm spanjoll Pedro Heredia Reyes. Aktorja ka postuar disa foto me Pedron dhe shkruan se e dashuron zërin e tij.

Në fotot e postuara Olta shfaqet me një fustan të kuq duke puthur e përqafuar këngëtarin të cilit duket se i ka lënë mbresa takimi me aktoren shqiptare.