Orët e fundit në të gjitha mediat është përfolur për takimin mes Princ Harryt, Meghan Markle dhe Beyonces me Jay Z. Dy çiftet e famshëm ishin të pranishëm në premierën e filmit 'The Lion King' ku dhe morën vëmendjen e të gjithëve dhe fotot e tyre bën xhiron e rrjetit.

Por siç duket Jay dhe Beyonce paskan thyer protokollin në momentin që takuan çiftin mbretëror. Sipas mediave britanike, Beyonce dhe Jay Z kanë thyer rregullat pasi kanë mbërritur pas çiftit mbretëror në premier dhe madje fakti që fansat kanë brohoritur më shumë për ta, duke e lënë Harryn dhe Meghan në hije nuk ishte e pranueshme.

Ndërkohë që nga video e shkëputur gjatë takimit të tyre, mësohet se Beyonce i është drejtuar Meghan me fjalët 'Princesha ime', dhe e ka komplimentuar atë për djalin Archie.
View this post on Instagram







