Dy vjet pas divorcit të bujshëm, mes aktores Angelina Jolie dhe Brad Pitt duke se gjërat janë përmirësuar. Ndarja e tyre nuk ishte aspak paqësore dhe Angelina madje u munduar ta mbante këto vite larg Brad nga fëmijët e tyre.

Por siç duket tashmë aktori i famshëm ka rënë dakord me ish-bashkëshorten e tij dhe pushimet do t'i kalojnë së bashku si një familje. Sipas ‘The Sun’ , Jolie ka folur së fundmi me Pitt dhe kanë vendosur që të mblidhen dhe një herë si familje dhe të nisen për pushime si dikur.

Ndonëse, edhe Anglina do jetë me ta, pjesën më të madhe të pushimeve ajo do e kalojë duke xhiruar për filmin e saj më të ri. Lajmi i ribashkimit të tyre dhe rregullimit të marrëdhënies ka gëzuar pa masë të gjithë fansat që ende dëshirojnë t'i shohin bashkë.






