Dy ditë më parë moderatorja e njohur Luana Vjollca publikoi një bashkëpunim me këngëtarin me famë botërore Faydee. Kënga titullohet “Yalla Habibi” dhe menjëherë mori vëmendjen e të gjithëve dhe në Youtube ka 1.7 milionë klikime.

Mirëpo, së fundmi blogeri i njohur Olti Curri ka akuzuar Luanën se këngën e ka kopjuar nga kënga me të njëjtin titull “Yallah Habibi” të kënduar nga DJ Antoine, Sido & Moe Phoenix.

Olti ka publikuar në Instastory një foto të këngës së Luanës ku ka shkruar: “Epo kjo punë! Sa e nxorri këngën Luana ja kopjuan”, duke e shoqëruar me një emoji të qeshure.

Ndërkohë në postimet e tjera ka postuar këngën e Dj Antoine e cila është publikuar në vitin 2018 ku bie në sy ngjashmëria në muzikë dhe në pjesën e refrenit me këngën e Luanës.











