Nga Shqipëria / E Hënë 15 Korrik 2019, 00:12

Arbenita do bëhet xheloze, Baby G i kujton Feros kohën kur ishin bashkë

Kur Baby G ishte pjesë e "On Records", realizoi një këngë me Feron me titull "No kiss", këngë e cila u pëlqye shumë nga publiku. Dyshja u përfolën edhe për një lidhje pas një fotoje ku shfaqeshin të dy në momenteintime.

Pas largimit nga "On Records", Fero dhe Baby G i prishën marrëdhëniet, mirëpo me postimin e fundit këngëtarja ka treguar se i ka harruar sherret.

Ajo ka postuar në Instastory disa video ku shfaqet duke dëgjuar bashkëpunimin e tyre dhe shkruan se e donte shumë këtë këngë.

"Këtë këngë e kam publikuar për ditëlindjen time, ka qenë një dhuratë e mirë për ditëlindje", shkruan Baby G.

Por si do reagojë Arbenita pas këtyre postimeve të ish-të dashurës së Feros?