Ditën e sotme New York mbeti në errësirë pas një shkëputjeje të energjisë elekrtrike. Stacionet e metrove u mbyllën, dritat në rrugë u shuan dhe ashensorët u ndalën. Kryebashkiaku i New Yorkut, Bill de Blasio tha se duket të jetë një problem mekanik në rrjetin elektrik.

Sot këngëtarja Jennifer Lopez po mbante koncert në New York i cili u ndërpre pas ikjes së dritave. Fansat e saj kanë patur mundësinë të dëgjojnë vetëm 4-5 këngë të idhullit të tyre.

Me anë të një videoje të publikuar në Instagram, Lopez dukej e përlotur teksa shprehej se do të mundohet ta kompesojë këtë gjë dhe se koncerti i saj do të mbahet sërish të hënën.

“E shkatërruar dhe zemërthyer që nuk mund të performoj për të gjithë ju sonte. Do ta kompensojmë. Ju premtoj. Ju dua", shkruan Lopez.
View this post on Instagram




