Festivali "Kënga Magjike" ka nisur përgatitjet dhe këtë vit do të ketë ndryshime si në mënyrën e votimit, ashtu edhe në juri. Deri tani është mësuar se Arben Skënderi, Armend Rexhepagiqi dhe Jonida Maliqi janë anëtarë të jurisë.

Sipas “Indeksonline”, jurisë do t’i bashkohet edhe skenaristja dhe producentja Dalina Buzi.

Pak kohë më parë Ardit Gjebrea njoftoi se këtë vit do të votojë edhe publiku.

"Këtë vit në Kenga Magjike veç artistëve në netët finale do të votojë edhe publiku, këtë vit do të votojë edhe Juria e New Artist, vetë Juria këtë vit do të ketë ndryshime, këtë vit... nuk po i tregoj të gjitha, di vetëm që ky edicion do të jetë thjesht ai që do donte publiku dhe artistët! Ndaj kush mendon të jetë pjesë e magjisë 2019, le të fillojë përgatitjet që tani, të tjerat na i lini ne", shkruante Gjebrea.





